2014-01-16 15:42:14

Kush vjen për vizitë në Shtëpinë Papnore, të gjejë ngrohtësinë e familjes: kështu Papa, Punonjësve të Paradhomës


Shtëpia Papnore është e të gjithë besimtarëve. “Pronari” i saj është Jezu Krishti. Kush punon në të i shërben mesazhit të Tij të dashurisë universale.RealAudioMP3
Kështu u tha sot Papa Françesku, Punonjësve të Paradhomës, që i priti në Vatikan. Kujtojmë se ata kanë për detyrë të presin e përcjellin miqtë në rastin e audiencave, të ceremonive e të pritjeve zyrtare. Është një nga grupet më të lashta të Familjes papnore. Themelimi i një “bërthame” të tyre i atribuohet nga historianët Papës Klementi VIII, 400 vjet më parë. Quheshin “Kalorësit e Busullës”. Atyre, Papa Françesku u tha:
“Ta pyesim veten: e kujt është Shtëpia Papnore? Kush është pronari i saj? Shtëpia Papnore është e të gjithë anëtarëve të Kishës Katolike, që këtu gjejnë mikpritje, ngrohtësi familjare dhe mbështetje për fenë e tyre. E Pronari i vërtetë i shtëpisë është Zoti e, të gjithë jemi dishepuj të Tij, shërbëtorë të Ungjillit të Tij. Kjo kërkon të jemi në dialog të vazhdueshëm me Të përmes lutjes, të rritemi në miqësi e intimitet me Të e të dëshmojmë dashurinë e Tij të mëshirshme për të gjithë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.