Papa Françesku rison Komisionin kardinalor për mbikqyrjen e IOR-it
Papa Françesku miratoi sot përbërjen e re të Komisionit kardinalor të mbikqyrjes së
Institutit për Veprat Fetare, apo IOR, siç njihet gjerësisht. Në të bëjnë pjesë kardinajtë:
Christoph Schönborn, kryeipeshkëv i Vienës; Thomas Christopher Collins, kryeipeshkëv
i Torontos; Jean-Louis Tauran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar;
Santos Abril y Castelló, kryeprift i Bazilikës Papnore të Zojës së Madhe, e Sekretari
i Shtetit të Vatikanit, imzot Pietro Parolin.