2014-01-15 14:50:33

Imzot Georg Racinger feston ditëlindjen me Benediktin XVI


Binte sot 90-vjetori i imzot Georg Racinger, vëllait të madh të Papës së nderit, Benedikti XVI. Sot paradite, në kapelën e ish-kuvendit Mater Ecclesiae, në Vatikan, të dy vëllezërit kremtuan së bashku meshën për ta falenderuar Zotin për jetën e tyre. Morën pjesë edhe rregulltaret, që asistojnë imzot Georg, të cilat ndoqën së bashku me pjesëmarrësit në festë, edhe koncertin e katër artistëve miq, dy pianistë, një violinë e një tenor, që u dha në një nga sallat e selisë së Radios sonë, brenda Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.