2014-01-13 15:57:36

Kalendari i kremtimeve liturgjike, kryesuar nga Papa, në janar e shkurt


U bë i njohur kalendari i kremtimeve liturgjike të kryesuara nga Papa Françesku, në janar e në shkurt. Të dielën, më 19 janar, Ati i Shenjtë do të shkojë për vizitë baritore në famullinë romake të Zemrës së Krishtit në Kastro Pretorio. Të shtunën, 25 janar, Papa do të kryesojë Mbrëmësoret e orës 17.30, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, në Solemnitetin e Kthimit të Shën Palit Apostull. Të dielën, më 2 shkurt, në Bazilikën e Shën Pjetrit, do të kremtojë meshën së bashku me anëtarët e Instituteve të Jetës Rregulltare dhe Shoqërive të Jetës Apostolike, në festën e Paraqitjes së Krishtit në Tempull e në Ditën XVIII Botërore të Jetës së Shuguruar. Të dielën, 16 shkurt, në orën 16.00, vizita baritore në famullinë romake të Shën Tomës Apostull. Të shtunën, më 22 shkurt, në Solemnitetin e Katedrës së Shën Pjetrit, Papa Françesku do të kryesojë, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 11, Koncistorin e zakonshëm publik për krijimin e kardinajve të rinj. Së fundi, të dielën, më 23 shkurt, do të kryesojë meshën në Bazilikën e Vatikanit, në bashkëkremtim me kardinajtë e rinj.







All the contents on this site are copyrighted ©.