2014-01-12 13:44:59

Si ndryshon Kolegji Kardinalor, pas njoftimit të Papës Françesku


Papa, njofton atë Federiko Lombardi, drejtor i Sallës vatikanase të Shtypit dhe i Radio Vatikanit, ndoqi rregullën e 120 zgjedhësve nën moshën 80 vjeç, të mbushura,Aktualisht ishin 13 vende “vakante”, 3 të tjera do të mbeten “vakante” deri brenda majit të ardhshëm. Prandaj Papa caktoi 16 kardinaj me të drejtë zgjedhore. Nga 16 zgjedhësit, 4 janë anëtarë të Kuries e 12, kryeipeshkvij e ipeshkvij me seli në vende të ndryshme e edhe të ndryshëm ndërmjet tyre. Prelatët me seli në vende të ndryshme, u përkasin kontinenteve të ndryshme: Evropës 2, Amerikës Veriore e Qendrore 3, Amerikës Jugore 3, Afrikës 2, Azisë, 2. Zgjedhja e kardinalit të Burkina Fasos e të Haitit, vijon atë Lombardi, tregon vëmendjen për popujt, që vuajnë nga varfëria. U zgjodhën edhe ipeshkvij nga seli, që nuk ishin tradicionalisht ‘kardinalore’(për shembull, Peruxhia në Itali; Kotabato në Ishullin e Mindanaos, në Filipine). Ndërmjet kardinajve me të drejtë këshillimore, shquhet figura e imzot Kapovilës, sekretar i Papës Gjoni XXIII, që do të shenjtërohet së shpejti, në atmosferën e 50-vjetorit të Koncilit II të Vatikanit. Më i vjetri, është imzot Kapovila (98 vjeç); më i riu, imzot Langlois (55 vjeç).








All the contents on this site are copyrighted ©.