2014-01-08 15:46:43

Përshëndetja e Papës Françesku për famullitarin më të moshuar të Italisë


Në përfundim të audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku përshëndeti famullitarin më të moshuar të Italisë: don Alessandro De Sanctis, 95 vjeç, 72 prej të cilave, në krye të famullisë së Filettino-s në Frusinate. “95 vjeç? E ku i ke fshehur?”: kështu e pyeti Papa, duke i kërkuar: “O njeri i shenjtë, lutu për mua”. Si çdo njeri i lindur e i rritur jo në epokën e kompiuterit, don Alessandro i dorëzoi Atit të Shenjtë një letër të shkruar me dorë, me stilografin, që e mban gjithnjë me vete. Ta dëgjojmë, në mikrofonin tonë:
Më zunë dridhmat, sepse mendova se kur Papa zbriti shkallët, po largohej… më vinte keq, sepse në letër i thoshja: “Shpresoj që Zoti të më japë hirin për t’i puthur dorën Papës së nëntë në jetën time!”. E pata këtë hir prej Zotit.
Ç’është për ju Papa Françesku?
Përfaqëson një risi. Fakti, që hyn në kontakt me njerëzit në këtë mënyrë kaq të përvuajtur, kaq të thjeshtë, është diçka që të tërheq jashtëzakonisht. “Ju presim në Filettino!”. E ai m’u përgjigj: “Shpresojmë se mund të vijmë!” Kushedi a do të realizohet kjo shpresë! E kushedi nëse do të jem akoma, kur të realizohet një eveniment i tillë!








All the contents on this site are copyrighted ©.