2014-01-08 17:11:42

Greqi. Ceremonia e fillimit të presidencës së turnit të Këshillit të BE-së


Sot, në Athinë, nisi zyrtarisht semestri grek i presidencës së BE-së. Pasdite, kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, kryetari i Komisionit të BE-së, José Manuel Barroso dhe krerë të tjerë të ekzekutivit të Brukselit, morën pjesë në një sërë takimesh me qeverinë greke. Pastaj sonte, në Athens Concert Hall, ceremonia e përurimit.

Athina, në timon të Këshillit të Bashkimit Evropian. Që sot. Zyrtarisht. Pa harruar se mbetet e vëzhguar e posaçme. Më 15 janar do të rikthehen në Athinë përfaqësuesit e trojkës (FMI, Ue, Bce), për shqyrtimin e procesit të përmirësimit të llogarive ekonomike, parashikuar pas zbulimit të kontradiktave të thella në deklaratat ekonomike greke, bërë Brukselit. Kujtojmë se në Greqi sundon koalicioni i dy partive (qendra e djathtë e socialistët) e plaga më e rëndë, është ajo e papunësisë, përparësi edhe për vetë Evropën.
E kujtojmë edhe, e sidomos, se në ceremoninë zyrtare të fillimit të semestrit të presidencës në BE, ishte i pranishëm patriku ekumenik, Bartolomeu, kryepeshkop i Kostandinopojës, i ftuar nga kryeministri Antonis Samaras.
Që më 1 janar, gjatë pritjes në Sallën e Fronit, ndjekur nga Liturgjia hyjnore patriarkale, në Kishën e Shën Gjergjit, në Fanar, Bartolomeu i uroi Greqisë suksese në këtë detyrë kaq të rëndësishme e presidencë të mbarë, pavarësisht nga problemet e mprehta, që peshojnë mbi kurrizin e popullsinë greke, krejt e pakënaqur nga kushtet e jetesës, mbërthyer nga kriza, më shumë se viset e tjera të BE-së, në krye të Këshillit të të cilit është, që sot.









All the contents on this site are copyrighted ©.