2014-01-07 15:41:23

Papa, bashkësive bazë të Brazilit: jemi të thirrur ta ungjillëzojmë botën e të hyjmë në dialog me të


“Ungjillëzimi është detyrë e gjithë Kishës, e krejt Popullit të Zotit”: kështu shkruan Papa Françesku në mesazhin e tij për Takimin XIII kombëtar të Bashkësive kishtare bazë në Brazil, që filloi sot në Huazeiro do Norte. Tema e takimit, i cili do të përfundojë më 11 janar, është “Drejtësia dhe profecia, në shërbim të jetës”. Papa nënvizon se të gjithë duhet të jemi shtegtarë, si në fshat ashtu edhe në qytet, duke i çuar gëzimin e Ungjillit çdo burri e çdo gruaje.
Ati i Shenjtë ia beson pjesëmarrësit mbrojtjes së Zojës së Aparesidës dhe nënvizon rolin e rëndësishëm të bashkësive bazë në misionin ungjillëzues të Kishës. Duke cituar “Evangelii Gaudium”, Papa i këshillon bashkësitë të mos e humbasin lidhjen me famullinë e të integrohen mirë në baritorinë e Kishës së vendit. Ati i Shenjtë e mbyll mesazhin me fjalët e Shën Palit Apostull drejtuar korintasve: “I mjeri unë po të mos predikoja Ungjillin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.