2014-01-07 15:21:21

Në Kinë, Papa Françesku zgjidhet ndërmjet 10 njerëzve më të rëndësishëm të vitit 2013


Për kinezët, Papa Françesku bën pjesë në grupin e 10 njerëzve-kyç të vitit 2013. Kështu mendojnë 50 përfaqësues të mediave, të shoqatave të gazetarëve e të diplomatëve, ndër më të rëndësishmet e Kinës. Zgjedhja, me votim të hapur, u bë gjatë Forumit XV Ndërkombëtar të Shtypit, që u zhvillua më 15 dhjetor në Hainan. Lajmi u bë i njohur më 24 dhjetor dhe u pasqyrua në të gjitha mediat e Kinës.
Në klasifikimin e 10 njerëzve më të rëndësishëm të botës, sipas kinezëve, Papa Françesku zë vendin e tretë. Deri tani, në Kinën komuniste, asnjë personalitet fetar e aq më pak një papë mund të ishte i pranishëm në këtë listë, që hartohet vit për vit nga Forumi. Zgjedhja e Papës Bergolio erdhi menjëherë pasi Ati i Shenjtë u deklarua njeriu më i rëndësishëm i vitit nga revista amerikane “Time”.








All the contents on this site are copyrighted ©.