2014-01-05 12:29:53

Papa do të shtegtojë në Tokën e Shenjtë nga 24 deri më 26 maj


Sot, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, në atmosferën gazmore, tipike për kohën e Krishtlindjes, Papa njoftoi se nga 24 deri më 26 majin e ardhshëm “në dashtë Zoti” do të shtegtojë në Tokën e Shenjtë.
Qëllimi kryesor, theksoi, është përkujtimi i takimit historik të Papës Pali VI me Patrikun Atenagora, pikërisht më 5 janar, 50 vjet më parë. Etapat e shtegtimit do të jenë tri: Amman, Betlehem, Jeruzalem, tri ditë. Pranë Varrit të Shenjtë, vijoi të njoftonte Papa, do të kremtojmë një Takim Ekumenik me të gjithë përfaqësuesit e Kishave të krishtera të Jeruzalemit, së bashku me Patrikun e Kostandinopojës, Bartolomeu. Që tani, u tha Ati i Shenjtë besimtarëve, ju kërkoj të më shoqëroni me uratë në këtë shtegtim, që do të jetë shtegtim lutjeje.







All the contents on this site are copyrighted ©.