2014-01-05 11:58:06

Egjipt: Tavadros II në favor të një date të përbashkët Pashkësh për gjithë të krishterët



Nësa vijojnë urimet për Krishtlindje, nis të ndjehet atmosfera e Pashkëve. Papa kopt-ortodoks Tavadros II foli, në prag të Krishtlindjes, për mundësinë e caktimit të një date të përbashkët Pashkësh, për të gjithë të krishterët. Gjatë një vizite në Gjermani, me ftesën e kryeipeshkvit të Berlinit, Papa kopt njoftoi se do ta ketë diskutimin për caktimin e kësaj date, në rend të ditës, gjatë takimit të ardhshëm me përfaqësuesit e Kishës katolike romake.“Bashkimi i Kishës është gëzim i madh për Zemrën e Krishtit, që vijon t’i ftojë të krishterët të jenë një gjë e vetme”, pohoi.Në përfundim të këtij viti, Patriarkati latin i Tokës së Shenjtë zgjodhi datën e Kalendarit julian, të përdorur nga ortodoksët, për të fiksuar datën e solemnitetit të Pashkëve. Kujtojmë se që nga shekulli XIII, Kishat perëndimore i kremtojnë Pashkët sipas Kalendarit gregorian. Prej këndej, mospërputhja e datave të festave kryesore të të krishterëve, që besojnë në një Krisht të vetëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.