2014-01-05 11:34:18

Dëftimi i Zotit: Papa do të vizitojë Shpellën e Betlehemit me personazhe të gjalla, në një famulli romake


Nesër, e hënë, 6 janar, pasditen e Solemnitetit të Dëftimit të Zotit, Papa do të vizitojë kishën romake të Shën Alfons Maria de’ Liguorit, në Justiniana, për të parë Shpellën e Betlehemit me personazhe të gjalla, organizuar nga besimtarët e famullisë. Do të jetë vizitë ngushtësisht private, përgjigje që i jep Papa një letre, drejtuar nga famullia. Në Shpellën e Betlehemit, me personazhe të gjalla, do të marrin pjesë më se 200 figurantë.







All the contents on this site are copyrighted ©.