2014-01-02 16:12:28

Ndjetet e lutjes për muajin janar 2014


Ndjetet e lutjes për vitin 2014 u zgjodhën vitin e kaluar, nga Papa Benedikti XVI e u botuan në gazetën vatikanase ‘L’Osservatore Romano”, më 26 shkurt 2013. Për t’u shënuar se tani e tutje do të ketë një ndryshim të vogël në titull. Nuk do të quhen më ndjeti i përgjithshëm e misionar, por “Ndjeti universal” e “Për ungjillëzimin”.
Dy, arsyet e këtij ndryshimi; t’i jepet frymëmarrje më e gjerë lutjes e të theksohet tema e ungjillëzimit, edhe në lidhje me Sinodin e përgjithshëm të 2012-tës, kushtuar pikërisht Ungjillëzimit të ri.
Për janarin 2014 ndjeti universal është: “Të lutemi, që të sigurohet një zhvillim i përnjëmendtë ekonomik, që respekton dinjitetin e të gjithë njerëzve e të të gjithë popujve”. Për Ungjillëzimin: “Të lutemi, që të krishterët e konfesioneve të ndryshme të ecin drejt unitetit, aq të dëshiruar nga Krishti”.







All the contents on this site are copyrighted ©.