Mesazhi i Krishtlindjes i imzot Cristoforo Palmieri
Ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Cristoforo Palmieri, u drejtohet me mesazhin e tij për
Krishtlindjen, jo vetëm besimtarëve të dioqezës së vet, por edhe emigrantëve shqiptarë
jashtë vendit. Ta dëgjojmë…
Mesazhi i Krishtlindjes
i Dioqezës Rrëshen, për besimtarët e vet dhe më tepër, rezident në territorin e saj
apo emigrantë jashtë Shqipërisë, që mund ta dëgjojnë në radio, është shumë i thjeshtë
dhe gjithsesi i konsideruar urgjent. Në dritën e historisë së vonë të përjetuar
nga këta vëllezërit tanë dhe të së cilës bashkëndajmë, akoma sot, pasojat e trishta,
të një vuajtjeje të ateizmit, nuk mund të mos vazhdohet, me durim dhe dashuri, të
shpallet Krishti, i vetmi shpëtimtar, dhe pra, që të afrohemi me besim tek Ai. Pas
vitesh të largimit të sforcuar, të nxiten të mos rrëmbehen nga premtime të tjera të
rreme shpëtimi, të cilat në vendet ku emigrojnë gjenden lehtë dhe që edhe në Shqipëri
po vazhdojnë të shpërndahen. Një ftesë e përzemërt që të kërkohet të përthellohet
vlera e fesë së vërtetë për të cilën etërit e tyre kanë vuajtur kaq shumë, dhe për
të cilën shumë prej tyre kanë dhënë edhe jetën. Gjithë kjo, që të mos shkojë dëm
forca e misterit të Krishtlindjes, që është pikërisht nxitja ndaj asaj që është thelbësore
në jetë dhe ndaj motivimeve për të cilat biri i Hyjit është bërë njeri dhe ka ardhur
të banojë mes nesh. Ky është lajmi ynë, ky është urimi ynë, kjo është shpresa jonë.