2013-12-28 16:57:36

Delegacioni sirian në Vatikan i sjell Papës mesazhin e Assadit


Sot paradite, sekretari i Shtetit të Vatikanit, imzot Pietro Parolin dhe sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì, pritën një delegacion të qeverisë siriane, të përbërë nga ministri i shtetit, Josef Suedi, i shoqëruar nga Husam Edin Aala, zëvendës-ministër drejtor për Evropën pranë Ministrisë së Jashtme, ish-ambasador pranë Selisë së Shenjtë. Njoftimin e dha drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi. Delegacioni solli një meszh të presidentit Assad për Atin e Shenjtë dhe shpjegoi qëndrimin e qeverisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.