2013-12-27 12:13:05

Tweet i Papës: “Gëzimi i Ungjillit të jetë gjithnjë në zemrat tuaja”. Ati i Shenjtë, me mëse 11 milion ndjekës


Në ditën që kapërceu 11 milion ndjekësit në Twitter, Papa Françesku shkruan: “Gëzimi i Ungjillit qoftë gjithnjë në zemrat tuaja, sidomos në këtë kohë Krishtlindjeje”.
Në faqen @Pontifex, në nëntë gjuhë të botës, ndjekësit e Atit të Shenjtë në spanjisht janë mëse 4.400.000; në anglisht, rreth 3.500.000; në italisht, rreth 1.400.000, në portugalisht, mëse 900.000; në frëngjisht, mëse 200.000; në latinisht, gati 200.000; në gjermanisht, mëse 163.000; në polonisht, rreth 160.000; e në arabisht, mëse 103.000








All the contents on this site are copyrighted ©.