Patriku Beshara Rai: Krishtlindja sjelltë paqe e shpresa në Lindjen e Mesme
Natën e Krishtlindjes, Papa mori edhe urimet e kardinalit Beshara Rai, patrik i maronitëve
të Antiokisë. Zëri i tij arriti nga Libani, tokë e martirizuar nga konfliktet, për
t’i lypur Zotit dhantinë e paqes për të gjithë njerëzit. Me bindjen se edhe atje ku
sot sundojnë interesa politike dhe ekonomike shkatrrimtare, shkaktare luftërash, terrorizimi
e dhune, paqja mund të fitojë, sepse është dhuratë, që Zoti ia besoi secilit nga ne.
Nëse e duam, do ta kemi, e do të jetojmë në vërtetësi, drejtësi, dashuri e liri.