2013-12-27 17:13:22

Mesazhi i Papës Françesku për Takimin evropian të të rinjve të Tezesë në Strasburg


Papa Françesku u dërgon një mesazh të rinjve të Tezesë, të mbledhur në Strasburg për Takimin e 36-të evropian, duke u siguruar afërsinë e tij e duke u kujtuar takimin e bukur të vitit të kaluar në Romë. Tokat e Alsasës dhe të Ortënosë, ku zhvillohet takimi i këtij viti, shkruan Ati i Shenjtë, pavarësisht se kanë përjetuar konflikte të tmerrshme, janë shndërruar në simbole shprese, pasi aty lindi familja evropiane. Papa e quan fortësisht simbolik, takimin e sivjetëm, që zhvillohet njëkohësisht në dy vende të ndryshme, në Francë e në Gjermani, karakteristikë e Strasburgut, ku kalon kufiri ndërmjet tyre. Evropa, nënvizon Ati i Shenjtë, ka nevojë për impenjimin, guximin e fenë tuaj.
Duke kujtuar temën e Taizé-së për vitin e ardhshëm, në kërkim të bashkimit të dukshëm ndërmjet atyre që e duan Krishtin, Papa Françesku vëren se të rinjtë janë të vetëdijshëm që ndarja ndërmjet të krishterëve është pengesë e madhe në misionin e Kishës dhe në besueshmërinë e mesazhit të krishterë. Është e mundur të mësojmë nga të tjerët, nënvizon Ati i Shenjtë, duke hyrë kështu në frymën e bashkësisë, e cila mbledh të krishterët e konfesioneve të ndryshme.
Në fund, Papa Bergolio u jep të gjithëve bekimin e tij apostolik e uron që fryma e paqes dhe e Ungjillit, që mbizotëron në takimet e Taizé-së, të përhapet ndërmjet të gjithë bashkëkohësve.







All the contents on this site are copyrighted ©.