2013-12-27 17:14:21

Mesazhi i Krishtlindjes i Patrikut Kirill, Papës Françesku e prijësve të tjerë kristianë


Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, i dërgoi një mesazh urimi për Krishtlindje prijësve të Kishave të krishtera. Posaçërisht, njofton agjencia Interfax, mesazhi i drejtohet Papës Françesku; kryeipeshkvit të Kantërburit, Velbi; krerëve të bashkësive të tjera protestante dhe patrikëve të Kishave të tjera ortodokse. “Ju uroj nga zemra gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Kirilli. Lutem që Zoti t’ju ndihmojë në shërbimin tuaj; grigjës, që i prini si barinj, i uroj paqe e mirëqenie. Përveç krizës shoqëroro-ekonomike, shton patriku i Moskës, shoqëria moderne po kalon një krizë të thellë morale. Prandaj Kisha duhet ta ngrejë zërin, duke u bërë të gjithë njerëzve thirrje të ecin pas Krishtit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.