Argjentina feston Krishtlindjen e parë të Papës Françesku
Krishtlindje krejt e veçantë, kjo sivjetmja për Argjentinën. Vendi i Papës Françesku
e kremtoi dyfish Solemnitetin, me mendje e zemër në Betlehem, por edhe në Romë. Na
e tregon këtë Luis Avelaneda, sekretar i famullisë së San Hosé, kishë e fëmijërisë
së Atit të Shenjtë.
Përgjigje: - E ndjejmë mungesën e Tij,
por Papa Françesku emëroi kryeipeshkëv të Buenos Ajres imzot Poli-n, bari, që mund
ta vijojë ecjen në gjurmët e Papës sonë.
Pyetje: - Si po e jetojnë
Krishtlindjen argjentinasit? Përgjigje: - Familja ime ndodhet
në Itali, në Bari. Kur u tregoj sesi e kaluam Krishtlindjen, nuk mund të më besojnë.
Këtu është verë, vapë, shumë vapë, por hamë si në Itali. Për traditë: panetone, pulë
të pjekur, pijmë verë, shoqëruar edhe me ëmbëlsira... të njëjtat gjëra. Po me këtë
vapë, Krishtlindja as që mund të mendohet në Evropë. E pra, gjithsesi, kremtohet si
në Evropë: kremtohen Meshë solemne, organizohen Shpella të gjalla Betlehemi. Kombi
ynë, që i dha botës Papën Françesku, është thellësisht katolik e me tradita evropiane.
Festa jetohet gjithë ndjenjë. Po sivjet ishte e jashtëzakonshme. Të gjitha kremtimet
e këtij viti kanë qenë të jashtëzakonshme, sepse Papa Françesku e ka revolucionarizuar
edhe jetën tonë.