2013-12-25 18:38:04

“Ejani, o bestarë!”: historia e krijimit, teksti, muzika


Po ju njohim sot me himnin e lashtë “Adeste Fideles”.
Në shqip “Ejani, o bestarë!”, është një nga këngët më të njohura të Krishtlindjes. Nuk dihet kush e shkroi e as kush e kompozoi. Dihet vetëm emri i atij, që e kopjoi tekstin dhe melodinë: quhet Sir John Francis Wade. Mendohet ta ketë marrë nga një këngë popullore irlandeze, në vitet e largëta 1743-1744, për nevojat e një kori katolik, që po përgatiste këngët e Meshës së Mesnatës në Douai, qytezë në veri të Francës. Ky vend, sot gjysëm i harruar, asokohe ishte qendër e rëndësishme katolike, ku shkonin të strehoheshin katolikët e Ishujve Britanikë, të përndjekur nga protestantët.
Teksti fillestar i këngës kishte tetë strofa, nga të cilat Wade kopjoi vetëm strofën e parë, të pestën, të gjashtën e të shtatën. Strofa e dytë, e tretë dhe e katërt u kompozuan nga Étienne-Jean-François Borderies në vitin 1794. Iu shtua, më pas, edhe një strofë nga një autor anonim. Ky himn këndohet në mbarë botën i përkthyer në gjuhë të ndryshme, por edhe në latinisht. Ne po sjellim këtu vetëm – strofat më të njohura, përkthyer nga latinishtja, në shqip, duke i shoqëruar me melodinë e këngës:

1 Vraponi, o bestarë, gazmorë, ngadhnjimtarë!
Ejani, ejani, në Betlehem!
T’lémë Mbretn’ e Ejve s’bashkut ta shikojmë:

Ejani ta adhrojmë, ejani ta adhrojmë,
Ejani ta adhrojmë Zotin tonë !

2 Qe grigjët kanë lânë, barijtë për gjithë anë,
Të thirrun te djepi, pà frymë po vrapojnë.
Bashkë me barijtë, g’zueshëm të shpejtojmë!

Ejani ta adhrojmë, ejani ta adhrojmë,
Ejani ta adhrojmë Zotin tonë!

3 Dritën e amshueme, që shndrit do të vegojmë
Të Atit të pushtetshëm, që u ba njeri !
Pështjellun në ndriza, na pret Zoti fëmijë…

Ejani ta adhrojmë, ejani ta adh’rojmë,
Ejani ta adhrojmë Zotin tonë!

4 T’vrapojmë me takue, Ferishten lé në kashtë
Që sot krejt i vogël erdhi ndër ne.
Atë që na deshti, duhet fort me e dashtë

Ejani ta adhrojmë, ejani ta adhrojmë,
Ejani ta adhrojmë Zotin tonë!
Po japim më poshtë edhe variantin origjinal në gjuhën latine :
« Adeste fideles læti triumphantes,
venite, venite in Bethlehem.
Natum videte Regem angelorum.
Venite adoremus (ter)
Dominum.
En grege relicto humiles ad cunas,
vocati pastores adproperant,
et nos ovanti gradu festinemus.
Venite adoremus (ter)
Dominum.
Æterni Parentis splendorem æternum,
velatum sub carne videbimus,
Deum infantem pannis involutum.
Venite adoremus (ter)
Dominum.
Pro nobis egenum et fœno cubantem
piis foveamus amplexibus;
sic nos amantem quis non redamaret?
Venite adoremus (ter)
Dominum.
»








All the contents on this site are copyrighted ©.