2013-12-19 15:59:58

McKinsey & Company zgjidhet si këshilltare për riorganizimin e mediave të Vatikanit


Do të jetë agjencia amerikane “McKinsey & Company” ajo, që do të kontribuojë në riorganizimin e mediave të Vatikanit. Në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë njoftohet se që dje, “me nismën e Komisionit Papnor për studimin dhe drejtimin e Punëve Ekonomike e Administrative të Selisë së Shenjtë, pas procedurës formale të tenderit e të përzgjedhjes, i është besuar “McKinsey & Company” detyra për këshillim, në mënyrë që të kontribuojë – në bashkëpunim me përgjegjësit e zyrave të interesuara – në hartimin e një plani të përgjithshëm për t’i bërë më funksionale, më efikase e më moderne, mjetet e komunikimit të Selisë së Shenjtë. Projekti i këshillimit – saktëson nota – do të ketë si qëllim t’i japë Komisionit elemente për t’i bërë propozimet e duhura Atit të Shenjtë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.