2013-12-18 15:41:31

Një milion e gjysëm njerëz në audiencat e Papës Françesku, gjatë 9 muajve të papnisë


Më se një milion e gjysëm të pranishëm në nëntë muaj papnie, në audiencat e përgjithshme. Kjo e dhënë vjen nga analiza e biletave, shpërndarë prej Prefekturës së Shtëpisë Papnore për audiencat e Papës Françesku. E dhëna zyrtare niset nga audienca e parë e përgjithshme e së mërkurës, mbajtur më 27 mars, për të arritur deri tek e sotmja, 18 dhjetor 2013. Shifra, saktësohet, nuk përfshin edhe numrin e besimtarëve, që i ndoqën audiencat nga Rruga e Pajtimit, përballë Bazilikës së Shën Pjetrit. Kulmi, me rreth 90 mijë vetë të pranishëm, u arrit më 29 majin e kaluar, kur Papa Françesku, pas një rrotullimi me xhip në gji të turmës, nën një shi me rrëshekë e pa ombrellë, nisi një cikël të ri katekizmi, kushtuar misterit të Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.