2013-12-18 15:05:15

Arabi Saudite: Kisha rritet e përhapet


Kisha katolike në Arabinë Saudite është e gjallë dhe rritet. Për rritjen e saj jep një ndihmë të veçantë angazhimi i shumë laikëve. Kështu thotë kapuçini Paul Hinder, ipeshkëv i Arabisë Saudite, në letrën e tij të Krishtlindjeve. Ipeshkvi zviceran kujdeset për katolikët në Jemen, Oman dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Një milion katolikë jetojnë në Vikariatin Apostolik të Arabisë Saudite. Ipeshkvi, që banon në Abu Dabi, ka 55 priftërinj në shërbim të besimtarëve të tij. Duhet shtuar, këtu, ndihma e 50 motrave rregulltarë dhe, mbi të gjitha, angazhimi i fortë i laikëve, pa të cilin jeta e Kishës do të ishte e pamendueshme, shkruan Paul Hinder në letrën e Krishtlindjeve, me të cilën u drejtohet vëllezërve të tij rregulltarë, familjarëve, miqve dhe bamirësve.
Në vikariatin e Arabisë Saudite gjenden tetë shkolla katolike, të drejtuara nga rregulltarët. Sipas shifrave të Ipeshkvit Hinder, në këto shkolla mësojnë më se 18000 nxënëse e nxënës. Rreth një e treta e tyre janë të krishterë, të tjerët kryesisht myslimanë dhe hindu.
2200 vetë pagëzohen çdo vit
Në letrën e tij të Krishtlindjeve Ipeshkvi i Arabisë Saudite jep edhe shifra të tjera për Kishën e atjeshme: më se 110 gra e burra kushtojnë kohën e tyre çdo të premte dhe të shtunë për t’u dhënë katekizëm më se 22500 fëmijëve. Për këtë veprimtari, laikët përgatiten si duhet. Në 2013 ipeshkvi ka krezmuar më se 2000 vetë.
Në famullinë e Shën Marisë në Dubai, kryeqyteti i Emiratit me të njëjtin emër, më se 70000 besimtarë marrin pjesë në meshë çdo javë. Në Abu Dabi, kryeqyteti i Emiratit të Abu Dabit dhe gjithë Emirateve të Bashkuara, besimtarët që marrin pjesë në meshën e përjavshme janë 40000 dhe numri është gjithnjë duke u rritur. Një numër i madh i besimtarëve marrin pjesë në grupe të ndryshme të lutjes ose të mësimit të biblës. Shumë vetë janë të angazhuar në vepra bamirësie.

Në Abu Dabi janë duke u ndërtuar kisha të reja
Ipeshkvi i Arabisë Saudite tregon më tej se deri tani janë ndërtuar dy kihsa në Abu Dabi, njëra në qendër, tjetra në periferi. Të dyja parashikohet të shugurohen vitin e ardhshëm. Gjatë shërbesës së tij gati dhjetëvjeçare ipeshkvi Hinder ka arritur të ndërtojë tri qendra baritore,








All the contents on this site are copyrighted ©.