2013-12-09 15:41:48

Papa shoqatës Meter: ta vijojmë impenjimin në shërbim të fëmijëve, kundër shpërdorimeve


Me rastin e përurimit të Shtëpisë Meter në Avola, për fëmijët viktima të dhunës dhe për familjet e tyre, Papa Françesku i dërgoi një telegram, me nënshkrimin e Sekretarit të Shtetit, imzot Pietro Parolin, themeluesit të shoqatës Meter, don Fortunato Di Noto. Papa shprehu kënaqësinë për krijimin e institucionit dhe nxiti për të vijuar në rrugën e impenjimit bujar në shërbim të më të vegjëlve, frymëzuar gjithnjë nga ndjenjat e dhimbsurisë e të dashurisë së vërtetë për të afërmin.
Papa u jep, në përfundim, Bekimin Apostolik fëmijëve dhe të gjithë atyre, që në këtë shoqatë, impenjohen për mbrojtjen e të vegjëlve nga dhuna e të mëdhenjve.









All the contents on this site are copyrighted ©.