2013-12-09 15:41:30

Papa pret Presidentin e Kongos Brazavile


Papa Françesku priti sot paradite presidentin e Republikës së Kongos Brazavile, Denis Sasu N’Gueso. Gjatë bisedimeve, thotë një njoftim i Sallës së Shtypit të Vatikanit, “u kujtua ndihmesa e madhe, që i jep Kisha Katolike shoqërisë kongoleze, veçanërisht në mbështetje të nevojtarëve dhe për edukimin”. U përmendën “marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Kongos, u trajtuan disa tema me interes të përbashkët dhe u shpreh vullneti për të përforcuar edhe më shumë bashkëpunimin dypalësh”. Në fund iu kushtua vëmendje çështjeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me Afrikën qendrore, në veçanti çështjes së refugjatëve, si dhe sigurisë në rajon, sidomos pas shtimit të tensioneve për shkak të fundamentalizmit.








All the contents on this site are copyrighted ©.