2013-12-09 18:28:55

Kuriozitet: Papa Françesku, personalitet i 2013-tës në Shpellën e Betlehemit


Papa Françesku është personalitet i vitit edhe në Shpellën napoletane të Betlehemit. Vendimin e morën ‘shtatoret’ e dyqaneve të ‘barinjve’, në rrugën e famshme napoletane të Shën Gregorit Armen. Një nga këto shtatore, zejtari Genyy Di Virgilio ia dhuroi drejtpërdrejt Papës. Ati i Shenjtë u kënaq fort duke e parë veten prej allçie. Bëri vetëm një vërejtje: - Më paske bërë shumë më të thatë, sesa jam. Po më mirë kështu! E përsërit këtë përgjigje di Virgilio, duke u treguar të gjithëve fotografinë, ku u përjetësua ky çast kurioz.
Në dyqanet e rrugës së Shën Gregorit, shtatorja e Papës Françesku qëndron pranë e pranë jo vetëm me mbretërit e lashtë, por edhe me politikanët modernë italianë, që kohët e fundit janë dukur në skenën e historisë së Vendit të bukur, shumë më tepër se shtatoret e tjera, realizuar nga mjeshtri, që pati idenë të krijonte, si personalitet kryesor për Shpellat e Betlehemit 2013, Papën Françesku, ndërmjet barinjve e engjëjve, pranë grazhdit me Foshnjën Hyjnore.








All the contents on this site are copyrighted ©.