2013-12-08 15:51:22

Zoja e Papëlyer: shënime historike


Më 8 dhjetor 1854 i Lumi Papa Piu IX shpalli dogmën e Të Zënit të Virgjërës Mari pa mëkat.
Tri vjet para kësaj date, më 8 shtator 1857, Papa bekoi e përuroi monumentin e Zojës së Papërlyer në Sheshin e Spanjës.
Piu XII është Papa i parë, që nisi të dërgojë lule në Sheshin e Spanjës, në Solemnitetin e Zojës së Papërlyer.
I Lumi Gjoni XXIII, në vitin 1958, shkoi në Sheshin e Spanjës, për të vendosur tek këmbët e monumentit, një shportë me lule të bardha. Më pas Papa vizitoi edhe Bazilikën e Shën Marisë së Madhe.
Në gjurmët e kësaj tradite ecën edhe Papët Pali VI, i Lumi Gjon Pali II, Benedikti XVI e sot, edhe Papa Françesku në vizitën e tij të parë te këmbët e Zojës së Papërlyer, në Sheshin e Spanjës, për t’u gjunjëzuar përsëri para ikonës së Saj në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, më e lashta, që i ka kushtuar krishtërimi Nënës së Papërlyer të Krishtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.