2013-12-08 15:51:03

Gruaja e veshur me diell na thotë: “Guxim!”


Zoja e Bekuar është e veshur me diell, sepse jeton në dritën e Hyjit, e ka hënën nën këmbë, sepse e la pas vetes vdekjen. E na thotë “Guxim! Në fund fiton dashuria! Guxoni të jetoni kështu, pa u frikësuar nga kërcënimet e dragoit”.Gruaja e veshur me diell e nxjerr në dritë foshnjën me dhimbje: është simbol i Kishës shtegtare në të gjitha kohët: në të gjitha breznitë duhet ta lindë përsëri Krishtin, ta sjellë në botë Krishtin me dhimbje të madhe në gjirin e njerëzimit, që vuan. Është Kishë e përndjekur nga dragoi në të gjitha kohët, por në të tëra kohët jeton në dritën e Hyjit. E kështu në të gjitha mundimet Kisha, duke vuajtur, fiton e është garanci e pranisë së dashurisë së Hyjit kundër ideologjive të urrejtjes e të egoizmit. E dragoi edhe sot dëshiron ta përpijë Hyjin foshnje: “Mos mendoni për këtë Hyj, i ka kaluar koha!” – na thonë – por edhe sot ky Hyj i ligshtë, është i fortë, është forca e vërtetë. E Nëna e Tij e Papërlyer na fton të kemi besim e shpresë.







All the contents on this site are copyrighted ©.