2013-12-04 17:22:08

Vatikan-Britani e Madhe: Botime të rralla të Biblës mund të shihen online


Biblioteka e Vatikanit vuri online disa botime të veçanta dhe disa dorëshkrime të Biblës. Projekti i internetit u realizua në bashkëpunim me Librarinë Bodleiane të Universitetit të Oksfordit. Në tre vitet e ardhshme më se 1,5 milionë faqe nga ky fond tejet i vyer do të mund të shihen nëpërmjet internetit. Projekti është i ndarë në tri pjesë: dorëshkrime greke; dorëshkrime hebraike dhe incunabula, domethënë libra të shtypur që nga shekulli XV. Faqja hapet me një kopje të Biblës së Gutenbergut dhe me një përmbledhje të disa botimeve të veçanta të Biblës. Adresa e internetit është: http://bav.bodleian.ox.ac.uk.








All the contents on this site are copyrighted ©.