2013-12-03 15:22:03

Imzot Ajuzo takohet me një eksponent të universitetit mysliman Al Azhar


U zhvillua sot paradite në Kajro të Egjiptit, një takim i sekretarit të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, imzot Migel Angel Ajuzo dhe numrit dy të universitetit “Al Azhar”, qendra më e rëndësishme studimore e Islamit sunit. Takimi zgjati 45 minuta dhe ishte mjaft pozitiv, siç shpjegoi në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi. Sipas tij, biseda është një hap përpara në rilidhjen e marrëdhënieve të frytshme ndërmjet dy organizmave. Kujtojmë se Universiteti i Al Azharit i pati ndërprerë marrëdhëniet me Vatikanin, pas disa deklaratave të Papës Benedikti XVI për kushtet e koptëve në Egjipt. Imzot Ajuzo dorëzoi gjatë takimit, një mesazh të presidentit të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalit Zhan Lui Toran.







All the contents on this site are copyrighted ©.