2013-12-03 13:04:20

Gra nga gjithë bota i drejtojnë pyetje Papës


“Pse na ka krijuar Zoti, nëse ka Zot?” Kjo është një ndër dhjetë pyetjet drejtuar Papës, që botoi gazeta e Vatikanit Osservatore Romano. Gazeta u kishte kërkuar grave nga gjithë bota që të formulonin pyetje të ndryshme për Françeskun. Ndër ato që kanë dërguar pyetje ka edhe jo të krishterë e jobesimtarë. Një 24-vjeçare nga Estonia e pyet Papën: “A jeni i gatshëm të merrni përgjegjësi për të gjithë fëmijët që do të lindnin, nëse, papritur, nuk do të kishte më as pilulë, as kondom?" Një japoneze dëshiron të dijë çfarë “fiton” njeriu nëse beson në Zotin, ndërsa një grua nga SHBA pyet: “Nëse të gjitha shtetet e botës, përveç një shteti të vetëm, do ta miratonin martesën ndërmjet personave të së njëjtës gjini, ky shtet, që përbën një përjashtim, a do të përfaqësonte gjithnjë rregullën për Ju?”








All the contents on this site are copyrighted ©.