2013-12-02 18:18:06

Siri. Xhihadistët kanë rrëmbyer disa murgesha në fshatin e krishterë të Maalulës, thotë agjencia Sana


Duket se forcat xhihadiste kanë hyrë në kuvendin ortodoks të Shën Teklës, në fshatin me shumicë të krishterë të Maalulës (Siri), 60 km në veri të Damaskut. Lajmin e dha agjencia e regjimit Sana, sipas së cilës “burimet vendase kanë thënë se kryengritësit kanë hyrë në kuvend dhe kanë marrë peng motrën eprore Pelagia Sajjaf dhe disa murgesha të tjera”. Maalula gjendet në krahinën malore të Kalamunit, ku gjatë javëve të fundit janë shtuar përleshjet ndërmjet forcave të armatosura qeveritare dhe forcave kryengritëse. Vëzhguesi kombëtar për të drejtët e njeriut në Siri (organizatë pranë opozitës anti-Assad me bazë në Londër) pohoi se kryengritësit kanë marrë nën kontroll Maalulën, por nuk foli për marrjen peng të murgeshave. Xhihadistët e kishin marrë një herë në shtator këtë fshat dhe, me atë rast, kanë shkatërruar kishat. Më vonë janë dëbuar nga forcat besnike të regjimit dhe nga forcat e krishtera të armatosura, por janë ndalur në rrafshnaltat përreth dhe qitësit e tyre kanë gjuajtur vazhdimisht nga larg qendrën e fshatit.








All the contents on this site are copyrighted ©.