2013-11-29 12:56:25

Papa Françesku priti dje Priorin e Bashkësisë së Taizé-së


Vëlla Aloizi, priori i Taizé-së, u prit nga Papa Françesku në Vatikan më 28 nëntor. Kjo qe audienca e parë private e tij me Papën e ri. Të gjithë papët, që nga Gjoni XXIII, Pali VI, Gjon Pali II dhe Benedikti XVI e kanë pritur çdo vit themeluesin e bashkësisë ekumenike të njohur në të gjithë botën.
Vëlla Aloizi i foli Papës mbi mikpritjen e të rinjve në Taizé dhe mbi shtegtimin e shpresës që bashkësia gjallëron me të rinjtë në të gjitha kontinentet. Ai i paraqiti Papës edhe orvatjet ekumenike të Taizé-së, duke vënë në dukje se të krishterët i mban të bashkuar pagëzimi.
Papa Françesku shprehu vlerësimin e lartë që ka pasur për Vëlla Rozherin, themeluesin e Taizé-së, dhe e inkurajoi bashkësinë të vijojë udhën që ka nisur prej shumë kohësh.








All the contents on this site are copyrighted ©.