Ekumenizëm: U hap në Varshavë Konferenca mbi krishterimin në Evropë
Në konferencën ekumenike mbi rolin e Kishave dhe të popullit polak e rus për të ardhmen
e krishtërimit në Evropë, që filloi punimet dje në Varshavë, merr pjesë edhe “ministri
i jashtëm” i patrikanës së Moskës, metropoliti Hilarion. Konferenca, thotë agjencia
Sir, “është një tjetër etapë e dialogut të Kishës katolike në Poloni me Kishën ortodokse
ruse”, pas firmosjes në gushti2012 të mesazhit të përbashkët drejtuar dy popujve.
Më 29 nëntor delegacioni i patrikanës merr pjesë në diskutimin mbi të ardhmen
e dialogut ndërmjet dy Kishave, që paraqitet nga kryetari i Konferencës ipeshkëvore
polake Imz. Jozef Michalik. Debati, ku marrin pjesë, përveç delegacionit nga Moska,
edhe rreth pesëdhjetë të ftuar klerikë e historianë të krishterimit, polakë, do të
prekë edhe çështjen e bashkëpunimit të bashkësive të ndryshme fetare me shoqërinë
civile, pa të cilën, siç pohojnë pjesëmarrësit në takim, “nuk është i mundur procesi
i pajtimit ndërmjet dy popujve”. Konferencën, që përfundon nesër, do ta kurorëzojë
lutja në katedralet katolike dhe ortodokse të Varshavës, në festën e Shën Andreut
apostull, pajtori i bashkimit të të krishterëve. Metropoliti i kryeqytetit polak,
Kardinali Kazimierz Nzcy do të kremtojë një liturgji ekumenike.