Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku përshëndeti posaçërisht bashkësinë
ukrainase, në 80-vjetorin e Holodomorit, “urisë së madhe”, shkaktuar nga regjimi sovjetik,
gjatë së cilës mijëra ukrainas vdiqën pikërisht nga uria. Pastaj, një mendim plot
mirënjohje në treqindvjetorin e vdekjes së të Lumit Junipero Serra, françeskan spanjoll,
drejtuar misionarëve që, në rrjedhë shekujsh, e kumtuan Ungjillin, duke hedhur farën
e fesë në të katër anët e botës. Papa përfundoi me një lutje drejtuar Zojës së
Bekuar:“Me këtë lutje, lypim ndoren e Marisë, posaçërisht për vëllezërit e motrat
tona, që persekutohen për shkak të fesë së tyre. E janë shumë”.