50 vjetë ma parë... me 23 Nandor 1963... Nuk më besohet se janë ba 50 vjetë që
u vra Presidenti Amerikës, Xhon Kennedy! Ndoshta, edhe janë ba aq vite! Kalonim
nga një stacion tek tjetri në radio, per “me besue” atë lajm aq të papritun, sa edhe
të trishtueshëm per né Shqiptarët! “Presidenti Xhon Kennedy u vra me atentat!”
persëritej në të gjitha anët e Botës! E bashkë me Xhon Kennedy-n, u vra edhe shpresa
ynë per Liri! Xhon Fitzgerald KENNEDY, ka lé në Brooklin, Massachusetts, me daten
29 Maji 1917. Asht vra me atentat me daten 22 Nandor 1963, në Dallas, Teksas të ShBA. Ishte
me origjinë nga një familje katolike irlandeze, i vendosun kur imigroi në Boston,
Amerikë. Me daten 20 Janar 1961, Xhon Kennedi u betue si President i ShBA, dhe per
tri vjet mbeti i perjetshëm në Historinë e Amerikës, edhe até Botnore. Atëherë,
kur pritej dhe ishin të gjitha mundsitë e një “këthese” të Shqipnisë në gjiun e Europës,
dhe pikrisht porsa Kennedy mërrijti në Paris, me 2 Qershor 1961 në Pallatin Shaijo,
mbas bisedimeve me Presidentin e Francës Sharl De Gol, deklaroi: “Mund të ketë turbullira
prapa perdes së hekurt, për shkak të lidhjeve të dobëta që ekzistojnë, në një gjendje
në të cilën Shqipëria është radhitur përkrah Kinës komuniste në grindjen ideologjike
me Bashkimin Sovjetik. Kjo është arsyeja,” – tha Kennedi – “për të cilën mendoj, se
rrota po rrotullohët në favor të Botës së Lirë, dhe jo të komunistëve.” (Gazeta “Zëri
i Popullit” dt. 9 Qershor 1961, Nr. 139, (3982), fq. 4. “Përgjigje zotit Kennedi”). “Kush
mendon se asht i mirë komunizmi të vijë e të shohin Berlinin!..” Kennedy. Presidenti
Kennedi, ishte i 35-ti President i ShBA, dhe i treti që vritet me atentat në moshen
46 vjeçare, mbas Abraham Linkoln në 1885, dhe Mc. Kinley, në vitin 1901. Mbas 10
muejsh hetime në 1964, komisioni hetimor i drejtuem nga kryetari i Gjykatës së Naltë
të ShBA, Earl Warren...“mbylli dosjen Kennedy” per 50 vjetë...të cilen e kam lexue,
ndonse, rrallë ka ngja që per vrasje politike me u ba shpjegime të plota dhe bindëse.
Nga materialet që kam lexue per vrasjen Xhon Kennedy, kam veçue një...
RASTËSI...
apo...
Edhe Abraham Linkoln u vra...ashtusi Xhon Kennedy...
■Abraham
Linkoln u zgjodh në Kongresin Amerikan në vitin 1846... Xhon F. Kennedy, u zgjodh
në Kongresin Amerikan në vitin 1946...
■Abraham Linkoln u zgjodh President
i SHBA në vitin 1860... Xhon Kennedy u zgjodh President i SHBA në vitin 1960... ■Emnat
Linkoln dhe Kennedy, të dy kanë nga shtatë shkronja...
■Të dy Presidentët janë
vra per mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut... ■Të dy Presidentët
janë vra nga “agjentë sudistë”...
■Kur shkuen në Shtëpinë e Bardhë, gratë e
të dyve kanë humbë fëmijë... ■Të dy Presidentët janë vra me nga një goditje në
kokë... ■Të dy Presidentët janë vra në diten e merkurrë...
■Sekretaria e
Presidentit Linkoln, kishte mbiemnin “Kennedy”... Sekretaria e Presidentit Kennedy,
kishte mbiemnin “Linkoln”...
■Vrasësi i Linkoln ka gjuejtë nga një kinema dhe
asht kapë në një magazinë. Vrasësi i Kennedy ka gjuejtë nga një magazinë dhe
asht kapë në kinema.
■Pasuesi i Linkoln kishte emnin Andrew Jonson, kishte
lé në vitin 1808. Pasuesi i Kennedy kishte emnin Lyndon Jonson, kishte lé në
vitin 1908. ■Të dy emnat e pasuesëve të Presidentëve kishin nga gjashtë shkronja.
■John Wilkes Booth, vrasësi i Linkoln ka lé në vitin 1839... Lee Harvey
Osvalt, vrasësi i Kennedy ka lé në vitin 1939... ■Të dy vrasësit e Presidentëve
kanë tre emna me pesmëdhjetë shkronja. ■Të dy vrasësit, Booth dhe Osvalt, janë
vra para se me u ba procesi i tyne...
■Të dy vrasjet e Presidentëve kanë mbetë
edhe sot misterioze...
...Kujtoj si sot, atëditë, kur iu ba funerali
Presidentit Kennedy, ndigjuem në radio një kangtare që këndoi “Ave Maria”... në kishen
ku ishte martue...ishte po ajo kangtare që kishte këndue atëherë... Aty e shoqja Zhaklin,
organizoi edhe ceremoninë mortore... Melbourne, Nandor 2013.