Papa lutet për të vdekurit në Sardenjë. Sot, salikimet e para
Në audiencën e përgjithshme Papa bëri thirrje për popullsitë e zonave të përmbytura
nga vërshimet e ujërave, në Sardenjë:“Nuk mund të mos i kujtojmë viktimat e
përmbytjes në Sardenjë: lutemi për ta dhe për familjarët, thellësisht solidarë me
njerëzit, që pësuan dëme të rënda”. Papa i ftoi, më pas, gjithë besimtarët
e pranishëm të luten në heshtje për të dëmtuarit nga koha e keqe. Dje, në një telegram,
nënshkruar nga sekretari i Shtetit, imzot Parolin, Ati i Shenjtë u drejtoi gjithë
banorëve të kësaj zone të dëmtuar, një fjalë të dalë nga zemra, fjalë ngushëllimi
e inkurajimi, duke i siguruar se i kujton posaçërisht në lutje, sidomos ata, që humbën
jetën e pësuan dëmet më të rënda. Ati i Shenjtë uroi të mos u mungojë kurrë solidariteti.
“Jam thellësisht i prekur në shpirt nga tragjedia e tmerrshme e u kërkoj të gjithë
besimtarëve, shkroi Papa në një Tweet, të lutemi për viktimat e, posaçërisht, për
fëmijët. Sardenja, ndërkaq, qan 16 të vdekurit, ndërmjet të cilëve, 4 fëmijë, që
humbën jetën, ndërsa mbi trojet, ku banonin, kalonte cikloni Kleopatra. U dëmtuan
më rëndë, Olbia e Nuoreze. 2300, të shpërngulurit. Sot, Meshët e para të dritës. Në
këtë klimë të rëndë, Konferenca ipeshkvnore italiane caktoi një milion euro nga fondet
e tetë për mijë, si ndihmë e parë për tragjedinë e Sardenjës. 100 mijë euro të tjera
arritën nga Karitasi. Përgjigje e drejtpërdrejtë, thirrjes së Papës!