2013-11-20 16:36:02

Ati i Shenjtë i paraqet familjet fshatare si modele vëllazërimi në punë


Në audiencën e përgjithshme Papa kujtoi edhe se më 22 nëntor Kombet e Bashkuara do të përurojnë “Vitin ndërkombëtar të familjes fshatare”, me synimin që të nënvizojë, ndërmjet tjerash, se bujqësia dhe zhvillimi i zonave fshatare mbështeten pikërisht tek familja, që duhet vlerësuar si forcë e punës, që respekton krijimin dhe ndihmon për plotësimin e nevojave konkrete:
“Edhe në punë, familja është model vëllazërie për të jetuar përvojën e unitetit e të solidaritetit ndërmjet të gjithë anëtarëve të saj, me vëmendje të posaçme ndaj atij, që ka më shumë nevojë për kujdes e ndihmë, duke i shmangur, që në fasha konfliktet shoqërore. Për këtë arsye, ndërsa shprehim kënaqësinë tonë për këtë nismë të nevojshme, urojmë të kontribuojë për të vlerësuar dobitë e panumërta, që sjell familja në zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor e moral të mbarë bashkësisë njerëzore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.