2013-11-19 13:23:44

Sardenja në dhunën e ciklonit Kleopatra


Moti po bën dëme të rënda në Sardenjë, ku furia e një cikloni me shi e erë shkaktoi dje 17 të vdekur dhe rrënime të shumta të shtëpive e të rrugëve. Gjendja e jashtëzakonshme vijon edhe sot dhe pop prek edhe rajone të tjera të Italisë.
Gallura është zona më e prekur nga cikloni Kleopatra. Shtëpitë dhe rrugët janë nën ujë, si rrjedhojë e fryrjes së lumenjve. Qindra vetë kanë mbetur pa strehë. Ka shembje rrugësh e urash dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Qarkullimi automobilistik dhe hekurudhor është pothuajse krejtësisht i paralizuar, por edhe transporti ajror e detar është ngadalësuar. Banorët e ishullit janë të krejtësisht të befasuar nga kjo ngjarje me përmasa të pazakonta e të pa paramendueshme. Grupet e ndihmës së shpejtë i janë vënë punës menjëherë, duke sfiduar vështirësitë e motit të egër.
Pasi shprehu dhimbjen për viktimat dhe shpresën që vjen prej fesë, ipeshkvi Sanguineti tha se kjo shfaqje e natyrës është rrjedhojë e shfrytëzimit të saj pa kriter nga ana e njerëzve: “Kemi vjedhur tepër; njeriu e ka zhvatur së tepërmi natyrën dhe natyra rimerr atë që i është hequr: mbi mjedisin është ushtruar dhunë, janë mbyllur lumenjtë, u është ndryshuar shtrati rrjedhave të ujit, janë shpyllëzuar malet… Plagët që mbar mjedisi janë plagë shumë të rënda dhe nuk duhet të qajmë – fatkeqësisht – dëmet e të shkuarës, në të cilën mjedisi i shëndoshë e mikpritës është zhvatur e nuk është ruajtur.








All the contents on this site are copyrighted ©.