2013-11-19 16:07:24

Filipine: akoma vështirësi për ndihmat. Së paku 660.000 vetë, pa shtëpi


Parlamenti Evropian mbajti sot një minut heshtje, në zi për viktimat e tufanit Hajan në Filipine. Presidenti Shulc kujtoi shifrat dramatike të kësaj fatkeqësie natyrore: mëse 4 mijë të vdekur, së paku 660 mijë vetë pa shtëpi, 20 mijë të humbur e një vend, që varet krejtësisht nga ndihmat e huaja. Po sot, Banka Botërore ofroi një financim prej 500 milion dollarësh dhe dërgoi një skuadër ekspertësh për të ndihmuar në rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tufani.







All the contents on this site are copyrighted ©.