2013-11-19 16:07:13

Beirut: atentat kundër ambasadës iraniane


Atentat i rëndë në Beirut. Dy shpërthime të forta kanë goditur zonën e ambasadës iraniane në Liban. 23 veta kanë humbur jetën e 146 janë plagosur. Në këtë atentat mbeti i vrarë edhe atasheu kulturor pranë ambasadës iraniane, shiiti Ibrahim Ansari. Njëri ndër shkaqet e kësaj ngjarjeje, që ekspertët janë duke shqyrtuar, ka lidhje me luftën civile në Siri, me mbështetjen që po i jep Teherani Damaskut, por edhe me rolin që kanë në këtë konflikt hozbollahët libanezë.








All the contents on this site are copyrighted ©.