2013-11-18 17:57:59

Me Motu Prorio, Papa Françesku miraton Statutin e ri të AIF-it


Sot u publikua Letra Apostolike e 15 nëntorit 2013, në formën e Motu Proprio, me të cilën Papa Françesku miraton Statutin e ri të Autoritetit të Informacionit Financiar (AIF). Normat e reja hyjnë në fuqi më 21 nëntor. Statuti i ri, siç shpjegon nota e Sallës së Shtypit të Vatikanit, u përshtatet ligjeve të reja, të miratuara në Vatikan në fushën e luftës kundër riciklimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në veçanti, ai vë në dukje rolet dhe përgjegjësitë e presidentit, të Këshillit drejtues dhe të Drejtorisë së AIF-it, që i japin Autoritetit autonominë dhe pavarësinë, për të kryer funksionet e tij, brenda kuadrit institucional juridik të Selisë së Shenjtë. Gjithashtu, në statut parashikohet themelimi i një zyre për vigjëlimin paraprak mbi veprimtaritë financiare.








All the contents on this site are copyrighted ©.