Kryeministri i Bahamas takohet me Papën dhe me imzot Parolin: emigracioni, në qendër
të bisedimeve
Sot paradite, Papa Françesku priti kryeministrin e Bahamas, Perry Gladstone Christie.
Më pas ai u takua edhe me Sekretarin e ri të Shtetit të Vatikanit, imzot Pjetro Parolin,
i cili pikërisht sot, filloi detyrën. “Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton nota
e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u fol për temën e emigracionit dhe për
kontributin, që jep Kisha Katolike për popullsinë, në veçanti, në sektorin shoqëror
dhe edukativ”.