Kosovë, tërmet me fuqi 4.8 shkallë, dëmtohen objektet e vjetra
Rreth orës 14:15, të ditës së sotme territori i Kosovës është goditur nga një tërmet
me intensitet 4.8 shkallë të rihterit, ka njoftuar Ministria e zhvillimit ekonomik
e Kosovës.
Epiqendra e këtij tërmeti, sipas koordinatave, është 30 km në veriperëndim
të Prishtinës, saktësisht në verilindje të Vushtrrisë.
Në njoftimin e ministrisë
thuhet se deri tani nuk ka informata për viktima në njerëz, përpos disa dëmeve të
objekteve të vjetra dhe të kategorive të ndërtimeve I dhe II. (marrë nga Balkanweb)