2013-11-16 16:59:58

Imzot Parolin arriti sot në Vatikan


Imzot Pietro Parolin arriti sot në Vatikan. Të hënën e ardhshme do të nisë veprimtarinë e zakonshme, si sekretar i Shtetit të Papës, në zyrën e tij pranë Pallatit Apostolik. Njoftimi është i drejtorit të Sallës së shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, i cili sqaroi edhe se imzot Parolin e falënderon Papën, që e emëroi si dhe të gjithë ata, që i qëndruan pranë. Nuk parashikohen ngjarje të veçanta të hënën, duke pasur parasysh se imzot Parolin e mori në dorëzim detyrën më 15 tetor. Në këtë periudhë do të qëndrojë në Shtëpinë e Shën Martës.







All the contents on this site are copyrighted ©.