Papa nuk bëri pritjet e programuara sot paradite, për shkak të një ftohjeje
Papa Françesku hoqi nga programi i paradites pritjet e parashikuara, për shkak se
ndjehej pakëz i pamundur. Lajmin e dha drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit Atë
Federiko Lombardi, në një takim me gazetarët. Meqë bëhej fjalë për pritjen e kryetarëve
të disa dikastereve, Ati i Shenjtë mendoi se ishte më mirë t’i shtynte këto audienca.
Zëdhënësi i Vatikanit pohoi se Papa do të jetë i pranishëm sot pasdite në Bazilikën
e Shën Pjetrit, për shugurimin ipeshkvor të Imz. Fernando Vergéz Alzaga (Verheth Althaga),
sekretar i përgjithshëm i Governatoratit.