2013-11-13 18:27:48

Kremtohet funerali i kardinalit Bartoluçi, ne praninë e Papës


Në Bazilikën e Vatikanit, u kremtua sot pasdite, funerali i kardinalit Domeniko Bartoluçi, ish-dirigjent i Kapelës Muzikore Papnore “Sikstina”, i cili ndërroi jetë më 11 nëntor, në moshën 96-vjeçare. Në përfundim të kremtimit eukaristik, Papa Françesku kryesoi ritin e “Ultima Commendatio” dhe atë të “Valedictio”. “Pas një jete të gjatë në shërbim të Kishës - tha në homeli dekani i kolegjit kardinalor, Anxhelo Sodano - një melodi solemne, e kënduar nga kori i engjëjve, shoqëron tani kardinalin Domeniko Bartoluçi. Tani, veshi i kardinalit nuk dëgjon më meloditë tokësore, për të dëgjuar përgjithmonë, melodi më solemne, edhe më solemne se ato të Palestrinës apo të Bahut, të cilat i donte shumë. Meloditë e kënduara nga engjëjt e qiellit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.