2013-11-13 17:40:46

Emigrantët kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri


“Bashkohu me ne”: kjo është thirrja e emigrantëve shqiptarë në Torino të Italisë, të cilët solidarizohen me protestat paqësore në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në impiantet vendore. “Pa ngjyra politike – shkruajnë emigrantët në rrjetin shoqëror Facebook – pa interesa meskine. Një protestë qytetare me qëllim mbrojtjen e një të drejte parësore: jetës”. Emigrantët do të mblidhen nesër, 14 nëntor, në sheshin “Carignano” të Torinos, në orën 12. Të gjithë ftohen të marrin pjesë.








All the contents on this site are copyrighted ©.