Në Rrënjët e krishtera e të Evropës: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi: (Skedë)
Duke kërkuar rrënjët e krishtera në disa prej viseve ballkanike, që lidhen me Shqipërinë
e shqiptarët, flasim me gojën e statistikave, realizuar në vitin 2010- 2011. Nisim
nga Shqipëria. Me sipërfaqe 28.748 km2 e popullsi3.162.000
banorë, sipas regjistrimit të vitit 2010, ka rreth 70% myslimanë, 20% të krishterë
ortodoksë e rreth 10% katolikë të ritit latin. Kosova: me sipërfaqe 10.908
km2 e popullsi 1.734.000 banorë (sipas regjistrimit të vitit 2011), ka
3% të krishterë katolikë e 6% besimtarë të tjerë të krishterë. Pjesa tjetër e popullsisë
është myslimane. Maqedonia: me sipërfaqe prej 25.713 km2 e popullsi
2.058.500 banorë, gjithnjë sipas statistikave të vitit 2011, ka 65% besimtarë të krishterë
ortodoksë, 32% myslimanë sunitë, 1% katolikë, 2% të tjerë. Mali i Zi: me
sipërfaqe 13.812 km2, popullsi 620.000 banorë, ka 72% të krishterë ortodoksë,
19% myslimanë, 3,4% të krishterë katolikë e 5,4% të tjerë.Pajtorë të Kosovës, Maqedonisë
e Malit të Zi, janë Shenjtorët vëllezër Çirili e Metodi. Kujtojmë se Pajtorja e të
gjitha trojeve shqiptare dhe banorëve të tyre, është Zoja e Këshillit të Mirë. Shenjtërorja
e Saj, bri kështjellës Rozafa, është edhe Shenjtërore Kombëtare e shqiptarëve.